TAKIMI I PËRBASHKËT ME PËRFAQSUESIT E BL DHE KRYETARIN E KOMUNËS

Qëllimi i takimit ishte inicimi i procedurës së emërimit të rrugëve të reja në territorin e Komunës së Preshevës, të cilat me parë nuk kanë qenë të regjistruara, për të cilat me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, duhet të emërtohen me emrat e tyre, në bazë të Elaboratit të përpiluar nga përfaqësuesit e tyre.

Përmes këtij procesi përveç tjerash do të mundësohet pajisja e qytetarëve me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.

Është evidente që ky proces ka filluar më 2014-të dhe tashmë duhet të përfundojë sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që propozimet për emërtimin e rrugëve të bëhen nga vetë qytetarët, e të mos n’a bëhen nga përfaqësuesit e Ministrisë gjegjëse.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve ka prezantuar procesin në mënyrë të detajuar, duke demonstruar me shembuj konkret të disa Bashkësive Lokale të Komunës sonë.

Komisioni gjithashtu ua ka shpërndarë materialet e nevojshme kryetarëve të Bashkësive Lokale, të cilët do të procedojnë me përfaqësuesit e rrugëve të cilat do t’i nënshtrohen këtij procesi.

Luten qytetarët e Komunës sonë që aktivisht të marrin pjesë në këtë proces, pasi është në dobinë e tyre që emërtimi i rrugëve të bëhet sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos hasin në probleme gjatë pajisjes së tyre me dokumenta të udhëtimit (letërnjoftim, pasaportë, patent shofer etj.) nga institucionet shtetërore.

Ditëve në vijim Komisioni do të pranojë propozimet dbe do të procedojë tutje në drejtim të instancave më të larta shtetërore, në mënyrë që emërtimi i rrugëve dhe shesheve të bëhet sa më parë.

Gjithashtu me emërtimin e rrugëve të reja do të bëhet dhe ndërrimi i dokumentave personale të udhëtimit, pas skadimit të afatit të tyre.