Fshati Bukuroc gjindet 7 km larg, në veri lindje të qytetit të Preshevës,në lindje të fshatit gjendet Autostrada E75 në perendim gjendet Hekurudha Beograd-Selanik, ndërsa kufizohet me fshatrat Zhunicë, Rahovicë, Corroticë dhe përtej magjistrales E75 kufizohet me fshatin Bilaç dhe Bushtran.
Bashkësia lokale Bukuroc numëron mbi 180 shtëpi me gjithësej afro 1.000 banorë.
Ndërsa mbi 90 familje sot jetojnë në Diaspor të cilët janë gjithmonë kontribues për fshatin.
Fshati jonë është një vend me shumë pasuri,ka tokë pjellore,një teritor të madhë me livdhe.Banorët e fshatit kryesisht meren me ruajtjen dhe kultivimin e bagtive(lopëve),në fshat gjendet fabrika Fontana që bën grumbullimin,përpunimin e qumshtit të fshatit tonë dhe fshatrave të rrethinës së Preshevës dhe Bujanocës.
Pastaj karakteristikë e veçant është se fshati identifikohet edhe për hapjen e puseve për ujë të pishëm ku numërohen afro 40 makina që merren me hapjen e puseve për ujë të pishëm.
Në fshat gjendet xhamia që është ndërtuar më ……………………dhe është renovuar disa her,në oborr gjendet shadërvani dhe mësojtorja për mësim fetar.
Në fshat gjithashtu gjenden edhe dy farma pulash, kultivues bletashë dhe nje prodhues gypash për ujësjellës.
Ndërsa edhe vet fshati është i pasur me ujë ku në vetëm 3 metra lajmërohet uji, ku tani kemi dy çezma që kanë ujë të pashtershëm.
Kur jemi tek hekurudha në fshat është edhe stacioni i trenave ku më parë ka qenë stacioni më i frekuentuar,pasi të gjithë banorët e fshatrave aty kanë hype dhe zbritë,sepse në Stacionin Hkurudhorë ka pas presione nga policia por dhe pasiguri për shqiptarët.
Në fshatë po ashtu kalon edhe lumi Moravica
Ndërsa këto vitet e fundit me ndërtimin e magjistrales banorët e fshatit Bukurocë kanë lëshuar disa hektare tokë.
Fshati sot ka shkollën e re e cila është zgjeruar,rrugë të asfaltuar,kanalizimin,parqe dhe fusha sportive ku rinia zhvillojn aktivitete sportive.
Më 01.10..2013 ka mbaruar asfaltimi I rrugës Bukuroc- Zhunicë me distanc prej 1.8 km dhe me gjërsi 5 m .