LAJMI I DATËS 23,02,2014

Kryesia e bashksis Lokale të Bukurocës më 23.02.2014 mbajti mledhjen e parë në lokalet e shkollës Fillore duke filluar nga ora 19:00,ku pikat e rendit të ditës ishin këto:

1.Njoftimi i kryesis për bërjen e kërkesave dhe organizimin e lagjeve për të shtruar lagjet me asfallt apo me pllaka betoni me financim 50% me 50 %,

2.Caktimi i komisionit apo grupit punues nga kryesia e B.L.Bukuroc,

3.Hapja e ofertës për një puntor fizik,

4.Planifikimi i fillimit të punëve për vitin 2014,

5.Të Ndyshme.

1.Pas shumë diskutimeve të antarve të kryesis u dhanë sqarime ,mendime të ndryshme por pati një kërkes që B.L.së pari të bëjë një kërkesë për shtrimin e stazave të parkut me kube nga ky konkurs ku shumica e antarve të kryesis e votuan propozimin .Ndërsa për kërkesa të tjera mbetë që antarët e kryesis të organizojnë lagjet dhe pastaj ti dorzojnë kërkesat .

2.Edhe për këtë pik të rendit të ditës u diskutua mjaftë por në fund u zgjodh Komisioni apo grupi punues i B.L.që do të ketë detyra të Mbykqyrjes,kontrollimit të punve,zgjedhjen e ofertave etj.

Këta janë antarët Komisioni apo grupi punues:1.Armend Ibrahimi, 2.Imran Sinani,3.Sevdail Ibrahimi,4.Meriton Murtezi,5.Adem Jonuzi,6.Muhamer Limani,7.Burhan Musliu.

3.Edhe në këtë pikë të rendit të ditës patë diskutim dhe propozime të shumta ku disa dëshironin që të punsohet një puntor i rregullt kurse disa dëshironin që ky propozim të shtyhet për më vonë kur të krijohen kushtet më të mira ,mirpo propozimi që u përkrah ishte që të hapet një ofertë për gjetjen e tre apo edhe më shumë puntorëve që dëshirojnë të punojnë me mëditje sipas kërkesave që parashtrohen apo nevojave ,ku nga ana e kryesis do të bëhet radhitja e puntorve nga i pari ,i dyti,i treti kurse Kryetari obligohet që së pari për punë ditore ta ftoj të parin mirpo nëse i pari për ndonjë arsye nuk është atëher ftohen sipas rradhës.Kryetari u obligua që ta hapë ofertën.

4.Në këtë pikë u diskutua shumë por u vendos që:

1.Në rrugën kahë Corrotica të vihen urat me gypa fi 600 dhe sipas nevojës dhe të sigurohet zhavor ku zhavori nga ana e kryetarit është siguruar duke marr nga komuna 200 ton zhavor që duhet vetëm të paguhet transporti.

2.të fillohet me punët e parkut të fshatit, ku Sevdail Ibrahimi pa pages e ka punuar projektin e parkut.

Mirpo në bledhjen e dytë me radh do të shpaloset projekti dhe do të shihet a do të kaloj ky projektë.

5.Të ndryshme nuk pati.

Kryetari i B.l.Bukuroc

Armend Ibrahimi